Në Kamenicë arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës për ‘marrje ryshfeti’

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.08.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar S.D. (1958).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale ,,Marrje e ryshfetit’’ me dënim burgimi prej 15 muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim.