Në Kamenicë arrestohet një person nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri

Policia njofton se dje në Kamenicë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri, nga ai është konfiskuar një pistoletë-zoraki me dy fishekë, një shufër metalike dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.