Në Kamenicë arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Policia në Kamenicë, me datë 19.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin A.M. (viti i lindjes 1962, mashkull kosovar shqiptar).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) viteve për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.