Në Kamenicë Covid 19 merr edhe një jetë

Në Kamenicë është shënuar edhe viktima e katërt me Covid 19. Lajmin e ka dhënë vetê kryetari i kësaj Komune, Qendron Kastrati.

Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostifikuar me COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus.

Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje, ka shkruar Kastrati në profilin e tij.