Në këtë ditë mbahet provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit
Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit, do të mbahet më 10 korrik.
Njoftimin e ka shpërndarë drejtori i Arsimit, Nazim Gagica.
Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit do të mbahet në afatin e parë në dt.10 korrik 2020.
Nxënësit duhet paraprakisht të sjellin dëshminë e regjistrimit jashtë vendit.
Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit do të mbahet në Prishtinë, thuhet në vendimin e MASHT, që është publikuar sot./mediafokus.info

