Në këtë kohë dhe situatë Kosova duhet të jetë unike

Myzejene Selmani

A i duhet Kosovës uniteti përballë Serbisë, Rusisë dhe Kinës në këtë situatë politike që ndodhet me gjykatën speciale. Po, gjithsesi.

Ku janë partitë e krahut të luftës të cilat në luftë ishin bashkë, ndërsa sot kotlltuku u duket më i rëndësishëm se Kosova.

Çdo herë politikani i mirëfilltë e sheh interesin e shtetit përpara interesit personal. Dhe jo filtrim herë me një parti në pushtet dhe në prapaskenë me parti opozitare.

Shumë qartë mund kemi një president të ri të vendit, kur dihet se presidenti dha dorëheqje shkaku i gjykatës, atëherë moralisht duhet partitë politike, pa bajraktarizëm, ta zgjedhin presidentin e ri të vendit.

E hapur mundësia për zgjedhje, por e dhimbshme pa zgjidhje. I patëm dy palë zgjedhje, por egot për pushtet po i paguan qytetari i varfër nga taksa e tij, nga xhepi tij dhe prapë s’pati zgjidhje.

E rrugës të zgjedhet presidenti dhe të punohet në aspektin ekonomik, sepse Kosova vetëm që është duke u varfëruar.

Mendoni së pari për Kosovën sesa pozitat e juaja, se mjaft është lodhë qytetari i Kosovës, që s’mundet më të dëgjojë fontanë dëshirash politike, por zgjedhjen e problemeve të tyre.