Në këtë komunë të Kosovës kanë vdekur sot tre persona nga Covid-19

Tre persona kanë vdekur nga Covid-19 sot në Drenas, sipas imamit Osman Musliu. Ai ka thënë se vetëm sot janë regjistruar tri raste të vdekjeve në këtë komunë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Musliu u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes.

“Vetëm sot tri raste vdekje me COVID 19 në xhematin tim të xhamisë në Drenas. Kujdes…O MILET se s`kam çka foli per HYQYMET…”, ka shkruar Musliu./mediafokus.info