Në këtë laborator në Gjilan mund t’i bëni testet serologjike
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dy ditë më parë për licensimin e 29 laboratorëve privatë për testet serologjike, raporton Mediafokus.info.
Asnjëri nga ta nuk ishte nga Gjilani.
Por, para pak minutash ka ardhur njoftimi nga “Biolab”, i cili e ka konfirmuar se është licensuar për t’i punuar testet serologjike.
Ky është njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Ju njoftojmë se Laboratori *Biolab* në Gjilan është i licencuar nga Ministria e Shëndetësis për ti punuar Testet Serologjike.
SARS- CoV-2( Covid19)
IgM , IgG Anti Trupat
Brenda pak ditësh do të furnizohemi me reagenca te cilët plotësojen standartet e kerkuara .
Si mbrojtje ndaj pacienteve dhe stafit si dhe për ti shmangur grumbullimet masive terminet janë të obligueshme.
Për informta me të detajuara kontaktoni ne këta numra të telefonit:
📞+38345398219
📞+38344370243
biolab-plus@hotmail.com
Me Respekt :
BIOLAB Gjilan

