Në këtë qytet shqiptar, më shumë persona kanë vdekur se sa kanë lindur

Lëvizja natyrore e popullsisë në Ulqin, që nënkupton lindjet dhe vdekjet, në shtatë muajt e parë të këtij viti, është tejet shqetësuese.

Sipas dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave – Monstat, nga janari deri në fund të korrikut, në këtë komunë kanë lindur 122 persona, ndërsa kanë vdekur 213.

Kjo do të thotë që ishin 91 vdekje më shumë se sa lindje dhe ky është lajm i keq, sepse vdekja ka dominuar.