Në këtë xhami vidhen para

As objektet fetare nuk po i shpëtojnë vjedhjeve. Viteve të fundit kjo dukuri ka ndodhur jo rrallë nëpër shtëpi dhe lokale afariste, po edhe në xhami, raporton Mediafokus.info.

40 euro janë vjedhur të shtunën në një xhami e cila gjendet në rrugën “Hoxhë Jonuzi” në qytetin e Vitisë.

Sipas raportit të policisë, është raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë kasafortën e xhamisë, rasti është duke u hetuar./MediaFokus/