Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Baicë (kodi: 16100008) nga ora 10:00 deri 10:30 dhe nga ora 14:30 deri 15:00

Vendet: Baincë, Abri, Tërdevc dhe Damanek.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

Nga TS 220/10kV Drenasi do të ndërprehen:

1.TS 10/0.4 kV Damanek trafa e vjetër (kodi: 16100004026) nga ora 10:00 deri 15:00

2.TS 10/0.4 kV Damanek te Behrollët (kodi: 16100004028) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Damanek – trafoja e vjetër, Damanek Behrollët.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri-  ndërrimi i një shtylle 12/1000 të aksidentuar në Damanek.

3.

Nga TS 110/10 kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 20 kV J34 Llapnasellë (kodi: 19000086)  nga ora 09:00 deri 12:00

Vendet: Llapnasellë, një pjesë e Çagllavicës dhe një pjesë e Graçanicës.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shkarkuesve në largpërçues.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 kV Peja 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J02 UTVA (kodi: 51000009) nga ora 10:30 deri 11:30

Vendet: 20 konsuamtorë komercial në rrugën Bekim Berisha, Line group Kastriot Lluka,Kombinati, TS Proex, Kosova Stel Group.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, tërheqja për pasivizimin e grupit matës në UNICRON SH.P.K. DPE 9047587, të TS UTV-a 1, Kodi 51000009001.

* * *

Punime në projekte investive

1.

NS 110/10 [kV] Deçani

Nga Dalja 10[kV] Barani (Prapaqani)

Në NS 10/0.4kV Stabilimenti Baran do të ndërprehen këta  nënstacione në dy termine nga ora 09:30 deri në ora 11:30 dhe nga ora 15:00 deri 17:00

Vendet: Qallopek, Kamenicë, Buqan, Kosuriq, Llugagji, Gllogjan dhe Nepole.

Arsyeja: Projekt investiv, implementimi i punëve sipas projektit investiv, respektivisht energjizimi i linjës ‘Kosuriq’.

2.

NS 110/10[kV] Deçani

Nga Dalja 10[kV] Barani (Prapaqani)  do të ndërprehen nënstacionet nga ora 09:30 deri 17:00:

1.TS 10/0.4[kV] TS Gllogjani  Kodra (Tamnik) (kodi: 53000002039)

2.TS Gllogjani 4, Privat (kodi: 53000002040)

Vendet: pjesërisht fshati Gllogjan.

Arsyeja: Projekt investiv, implementimi i punëve sipas projektit investiv, TS: Jugobanka.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV  Nadakovc (kodi:73000014) nga ora 10:00 deri 16:00

Vendet: Btp Petroll, te Përmendorja e Hamdi Feratit, Nadakovc- Gubetini, Nadakovc-Blinda, Naser Imeri, Sfaraqak dhe lagjja Xhafaj.

Arsyeja:  Projekte investive, ngritja e shtyllave, të reja të betonit dhe energjizimi i pjesshëm për projektin LOT 2 Mitrovica-Nadakofci-22 MV1-02/702.

Gjilan

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 35/10 kV Gjilani IV do të ndërprehet:

LP 10kV J16 TS 31 (kodi: 60063016)  nga ora 09:00 deri 12:00

Vendet: Një pjesë e rr. Idriz Seferi, Fabrika e Duhanit, Stacioni i Zjarrfikësve, një pjesë e rr. Isa Boletini dhe një pjese e rr. Lidhja e Prizrenit.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike-tokëzimi i trafostacionit.