Në këto qytete po zhvillohet aksioni policor për fajde
Mediat kanë raportuar lidhur me aksionin policor që ka nisur në orët e para të mëngjesit nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda.
Këtë tashmë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku, i cili ka bërë me dije se aksioni ka rrjedhë prej rastit ‘Brezovica’ , ka të bëjë me fajde dhe po zhvillohet në disa regjione të vendit.
Mësohet se aksioni policor po zhvillohet në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, në Vushtrri dhe Lipjan.
Mësohet se cak i bastisjeve janë disa autosallone, shtëpi private e objekte tjera përcjellëse në Prishtinë.

