Në këto zona do të ketë sot ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se të mërkurën, më 04.03.2026, do të realizohen punime për mirëmbajtje dhe projekte investive në rrjetin energjetik. Si pasojë, në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Prishtinë

Dalja 10kV Bardhoshi (11:00–12:00)
Vendet: Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme, Siqevë, Sharban, Nëntë Vëllezërit (gurëthyes), rr. “Vëllezërit Fazliu”, Nazi Fert dhe Blinda te Kupinët.
Arsyeja: Funksionalizimi i kthinave dhe kthimi i unazës në punë.

Dalja 10kV Baci Petrol (09:00–12:00)
Vendet: Bardhosh, Baci Petrol, Trudë, Milevc, Bërnicë e Epërme, Siqevë dhe Sharban.
Arsyeja: Funksionalizimi i kthinave dhe kthimi i unazës në punë.

Dalja 10kV Shkabaj (10:30–16:00)
Vendet: Shkabaj, Mazgit (një pjesë), Obiliq (një pjesë), Reforma dhe Al Petrol.
Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 0.4kV dhe 10(20)kV sipas zgjidhjes teknike.

Prizren

Dalja 10kV Budakova (10:00–15:00)
Vendet: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme dhe e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe eliminim i defekteve.

NS 35/10kV Dikanca (11:00–13:00)
Vendet: Baçkë, Dikancë, Leshtan, Radesh, Brod dhe biznesi “FRIGO FOOD”.
Arsyeja: Kontrollimi i ndërprerësit të fuqisë.

Ferizaj

Dalja 10kV Kosova Petrol (08:00–15:30)
Vendet: rr. “G. Terbeshi”, Talinovci i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhaxherëve, si dhe biznese private.
Arsyeja: Projekte investive dhe sistemimi i daljeve në shtylla të reja.

Gjakovë / Rahovec

Dalja 10kV Denji (10:00–15:00)
Vendet: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë dhe një pjesë e Ratkocit.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Dalja 10kV Opterusha (09:00–15:30)
Vendet: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoça dhe Zoçishtë.
Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit dhe vendosja e ndarësit.

Gjilan / Viti

Dalja 10kV Vineks (10:00–11:00) – ETC Viti dhe kompania Vineks.

Dalja 10kV Pozhorani (11:00–12:00) – Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.

Dalja 10kV Tërpeza (12:00–13:00) – Ballancë, Devajë, Kllokot (një pjesë), Kravaricë, Pozharan, Tërpezë dhe Zhiti.

Dalja 10kV Fabrika Jeta (13:00–14:00) – të njëjtat zona.

Dalja 10kV Përlepnica (08:30–15:00) – Përlepnicë, Bunari i Përlepnicës, Kodra e Përlepnicës, Muhaxherët e Përlepnicës, Kmetoc, Kosaqë dhe Shillovë.
Arsyeja: Testime teknike dhe projekte investive.

KEDS u bën thirrje qytetarëve të zonave të prekura që të planifikojnë aktivitetet e tyre sipas orarit të paralajmëruar të ndërprerjeve.