Në Klinikën Infektive po trajtohen 50 pacientë me Covid, një është në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot me 28/04/2020, gjinden të spitalizuar gjithsej 62 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 50 raste.

Tri raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ, ndërsa në pritje të rezultateve janë 3 raste të reja.

Nga 50 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 40 raste janë në gjendje stabile
• 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike.

Sot lirohen 6 pacientë të shëruar nga Covid -19, thuhet në një njoftim nga kjo Klinikë./mediafokus.info