Në konventën që po merrë pjesë Kurti është i ftuar edhe Alush Gashi i LDK’së
Gjatë mbrëmjes pati një përpjekje propagandistike që pjesëmarrjen e Kurtit në konventën e demokratëve në SHBA ta paraqesin si tejet të rëndësishme.
Si vizitë që dëshmon raportet e mira SHBA-Kosovë.
Mirëpo Kurti nuk është i ftuar aty si kryeministër. Është i ftuar si përfaqësues i një partie politike.

Faktin që vizita e Kurtit atje nuk është e rëndësishme e pati konfirmuar më herët edhe ambasadori Hovenier
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, javën e kaluar, kishte deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë ftesë nga Qeveria Amerikane, por nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).
Tutje, Hovenier po ashtu kishe thënë se Kurti nuk ishte ftuar si kryeministër i Kosovës por në cilësinë e kryetarit të një partie.

