Në ‘Kosova A’ vidhen kabllo nga persona të armatosur

Dy persona të armatosur dyshohet se kanë grabitur disa kabllo elektrike në termocentralin “Kosova A”, sot rreth orës 03:00.

Rastine ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”.