Në Kosovë mbyllen ambulanca, kurse mjekë të papunë ka plot
Numri i vogël i stafit shëndetësor, sipas drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, i ka detyruar ta mbyllin ambulancën në Sharban.
E arsye të dytë i konsideron edhe vizitat e pakta. Por me t’u ardhur mundësia më e vogël për shtimin e numrit të mjekëve, ai thotë se do ta dërgojnë atje.
Megjithatë, kjo sipas tij nuk është e sigurt, shkruan klankosova.
Doktor Gashi ka bërë të ditur se ambulanca e Sharbanit është e pesta që është mbyllur, ndërsa katër të tjerat gjatë janë mbyllur pandemisë Covid-19.
Por ndalja e funksionimit të ambulancës nuk është i vetmi problem i fshatit Sharban, i cili gjendet në zemër të kryeqytetit.
Për të gjitha këto ankesa banorët thonë se nuk po interesohet askush. Sipas tyre, të vetmen herë kur komunarët vijnë këtu është gjatë zgjedhjeve.
Sipas banorëve, për shkak të kushteve jo të mira këtu, po detyrohen ta braktisin fshatin.
Në anën tjetër, të dhënat flasin për numër të madh të mjekëve në Kosovë.

