Në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni – pa maska

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hiqet kufizimi i qarkullimit për qytetarët, por pas orës 00:00 deri në orën 05:00 nuk lejohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 10 persona.

Qytetarëve do t’u lejohet qarkullimi pa maska, kur janë duke ecur të vetëm në ambiente të hapura.

Në Maqedoninë Veriore maskat në ambiente të hapura të mos jenë obligative, të shfuqizohet ndalesa për grupime në ambiente të hapura, të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve në ambiente të hapura deri në 100 mysafirë, të lejohet publiku në garat sportive dhe t’u lejohet objekteve gastronomike të pranojnë 6 mysafirë në një tavolinë.

Nga 1 qershori ora policore shtyhet në orën 23:00, maskat nuk do mbahen më në rrugë, hapen pjesërisht stadiumet, teatro kinematë por do mbahen mbyllur klubet e natës dhe diskot. Ndërsa, nga 1 korriku ora policore do të shkojë në mesnatë. Këto masa janë për Shqipërinë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka prezantuar sot planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Nga 1 qershori:

Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.

Ora policore shtyhet në orën 23:00 – 06:00.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 qershori:

Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 korriku:

Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.