Në kulm të shtëpisë gjen një mjet të pa shpërthyer

Një person në Viti ka gjetur një mjet të pa shpërthyer në kulmin e shtëpisë, derisa po e renovonte çatinë. Largimi i mjtetit është bërë pa pasoja nga ekipi për deminim.

Fsh. Terpezë, Viti, 01.09.2021 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë renovimit të kulmit të shtëpisë ka hasur në një mjet të pa shpërthyer. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KP-së ka larguar mjetin pa incidente, thuhet në njoftimin e policisë.