Në Lipjan arrestohet një person pasi e kanosi vëllain me thikë
Në raportin 24 orësh, policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje një person në Lipjan pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur vëllain e tij me thikë
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Lipjan 04.10.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur vëllain e tij me thikë e cila i është sekuestruar, pastaj i dyshuari ka deklaruar se posedon një armë. Njësitë relevante policore kanë kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole jo funksionale me një karikator dhe një fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

