Në magjistralen Ferizaj-Gjilan aksidentohen katër automjete, një i lënduar

Sot rreth orës 17:00, në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus, një kamionetë dhe dy furgona.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës”, tha për Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti”, shtoi ai.