Në Malishevë arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë

Dy persona në Malishevë janë arrestuar për ‘vrasje në tentativë’, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 20 gëzhoja.

Fsh. Shkozë, Malishevë 30.10.2021 – 18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).