Në Malishevë baba e rrah djalin, ky e lajmëron në polici
Në Malishevë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 07.11.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

