Në Malishevë vëllai e rrah motrën, e bënë për spital

Policia ka bërë të ditur se në Malishevë dje një person ka sulmuar fizikisht motrën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë 01.07.2023-21:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje