Në mënyrë arbitrare e merr nga shkolla fëmijën e dëshmitarit

Një person është arrestuar për privim të kundërligjshëm nga liria të fëmijës së dëshmitarit, duke e kanosur me një mjet të mprehtë, njofton policia.

Pejë 12.02.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në mënyrë arbitrare ka marr fëmiun e dëshmitarit mashkull kosovar nga shkolla dhe pas ndërhyrjes të disa prindërve, i dyshuari ka kanosur me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.