Në Merdare e te Dheu i Bardhë, pritjet kanë shkuar në dy orë, në Muçibabë – gjysmë ore
Bazuar në të dhënat e fundit nga Ministria e Brendshme e Kosovës, pikëkalimet kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë janë më të ngarkuarat me pritje për të hyrë në Kosovë.
Në Merdarë, kolonat shkojnë nga 800 metra deri në një kilometër, derisa pritjet për të kaluar kufirin shkojnë deri në një orë e gjysmë.
Po ashtu edhe tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 2 orë, derisa kolonat shkojnë nga 400-450 metra.
Gjendja pak më e mirë është në Muçibabë, ku kolona është 100 metra.


