Në Mitrovicë, qytetari e largon breshrin me lopatë
Një stuhi e fortë ka përfshirë veriun e Kosovës, e cila është përcjellë me shi e breshër.
Një qytetar është fotografuar duke larguar me lopatë breshrin në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Rrebeshi i shiut me breshër ka përfshirë edhe disa pjesë të tjera të Mitrovicës dhe Podujevës.
Siç raportojnë mediat lokale, në disa pjesë të Podujevës, sasia e breshërit ka qenë e madhe, derisa rrugët e qytetit janë mbushur me ujë.
Si pasojë e erërave të forta, një pjesë e qytetit ka ngelur pa energji elektrike.

