Në moshën 70-vjeçare ka ndërruar jetë profesori Zymber Beshtica
Në Gjilan, në moshën 70-vjeçare ka ndërruar jetë profesori Zymber Beshtica.
Lajmin e kanë bërë të ditur pjesëtarë të familjes Beshtica, nëpërmjet një njoftimi në facebook.
Karrierën prej mësimdhënësi, Zymber Beshtica e kishte nisur në vitin 1971, në shkollën fillore “Kadri Zeka”, për të vazhduar pastaj në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”, në Qendrën e Përgjithshme Arsimore, në Shkollën e Mesme “Arbëria” dhe në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi” në Gjilan, prej ku u pensionua.
Ky është njoftimi i familjes:
Me dhembje të thellë, ju njoftojmë se sot më datë 25.04.2020 pas një sëmundje të rëndë, në moshën 70 vjeçare, ka vdekur më i dashuri jonë babai, Zymber Pajazit Beshtica nga Gjilani.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 26 04 2020, me drek në varrezat e qytetit në Gjilan.
Për shkak të rrethanave aktuale në të cilat ndodhet vendi jonë nga pandemia e shpallur virusit COVID-19, ceremonia e varrimit do të organizohet vetem nga familja jonë e ngushtë./mediafokus.info

