Në Muqivërc ndalohet një person me 5 gjedhe në automjet
Një person është ndaluar në Kamenicë për transport ilegal të kafshëve, pasi në automjetin e tij kishte të ngarkuar 5 gjedhe pa dokumentacion përcjellës për transport.
Fsh. Muqivërc, Kamenicë 05.10.2022 – 20:05. Njësiti policor ka ndaluar automjetin me targa vendore që kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin automjet kishte qenë duke i transportuar pesë krerë gjedhe pa dokument përcjellës për transport.
Lidhur me rastin nga inspektori i AUV-it është bërë verifikimi i gjendjes faktike të gjedheve dhe dokumenteve, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit së bashku me automjet dhe gjedhe është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim)

