Në New Orleans kërkohet ndihmë për emërimin e një orangutangu

Kopshti zoologjik në New Orleans po u kërkon admiruesve të orangutangëve t’i ndihmojnë ta zgjedhin një emër për orangutangun që u lind Krishtlindjen e vitit 2021.

I vogli ka marrë kujdesin shëndetësor që kur u lind pasi nëna e tij nuk po prodhonte mjaftueshëm qumësht. Majmunët me qime të kuqe konsiderohen të rrezikuar, raporton AP.

Njerëzit mund të zgjedhin emrat Rudy, Roux ose Maymuun, duke votuar në faqen e kopshtit.

Dy orangutangë të tjerë në të njëjtin kopsht zoologjik quhen Bulan, që do të thotë hëna, dhe Madu që nënkupton mjaltë.

Kërcënimi ndaj tyre vjen nga gjuetia, dëmtimi dhe shkatërrimi i maleve.