Në një bankë në Gjilan sekuestrohen 17 mijë euro, i kishte deponuar një 24-vjeçar

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka nisur hetimet lidhur me një rast të deponimit të parave false në një bankë të këtushme.

Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për një shumë prej 17 mijë eurove, në kartëmonedha 500-she që janë sekuestruar si para të falsifikuara.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se paratë e dyshuara janë deponuar në Bankën për Biznes, nga një 24-vjeçar, në fillim të këtij muaji.

Dyshimet e ngritura se paratë mund të jenë false kanë alarmuar bankën dhe rasti është raportuar në Polici.

Si rezultat, Krimet Ekonomike janë aktivizuar dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i parasë”./Sinjali