Në një fshat të Gjilanit arrestohet një person për përdorim të armës

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 25/12/2022 ka pranuar një informatë se në një fshat të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Kosovar I.H. (1955).

Nga i dyshuari është konfiskuar një (1) armë pistoletë e llojit ,,ZIG14 tisas’’ e kalibrit 9 mm. si dhe nëntë (9) gëzhoja të armës të kalibrit 9 mm.  si dëshmi materiale për Gjykatë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Përdorim i armës’’  dhe ,,Mbajtja  në  pronësi, kontroll ose posedim të  paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Gjilan, thuhet në njoftim.