Në një fshat të Kamenicës festojnë me tupana hapjen e shkollave

Qëndron Kastrati i ka humbur zgjedhjet në Kamenicë dhe dështimit të tij së së shumti iu kanë gëzuar banorët e fshatrave ku ishte zbatuar reforma në arsim. 

Madje, në një fshat edhe është festuar. Njëri nga qytetarët që ishin të revoltuar me reformën, e ka shprehur në Facebook gëzimin e tij për fitoren e Rahimajt, me një postim përplot gabime gjuhësore.

Në një video të publikuar nga festa në një fshat të Kamenicës, shihen një grumbull njerëzish që kërcejnë në rrugë.

LVV-ja gjatë fushatës në kamenicë, hapjen e shkollave dhe ndaljen e reformave në arsim e kishte theksuar vazhdimisht.

Kastrati të dielën ishte i pari nga kandidatër për kryetarë komunash që e pranoi humbjen.

Kastrati planifikonte t’i zbatonte reformat në 10 shkolla. Riorganizimi i shkollave u nis për shkak të numrit të vogël të nxënësve në disa prej tyre, e cila ndikonte edhe në cilësinë e arsimit.