Në një fshat të Maqedonisë u votua në stallën e gomarëve (Video)
Rreth 90 persona nga një fshat i Delçevës, në zgjedhjet e ditës së diel kanë votuar në një vend të pazakontë – në një fermë private të gomarëve, raportoi Kanal 5.
Ndërtesa ishte shkollë deri në vitin 1985, por për shkak se nuk ka pasur nxënës të mjaftueshëm, tani është një ndërtesë private e përdorur si vendvotim për zgjedhjet, pa qendra të tjera votimi.
Në këtë fshat ka rreth 120 shtëpi dhe votimi u zhvillua para ndërtesës. Deri në orën 1 pasdite, kishte mbi 30 përqind pjesëmarrje në këtë vendvotim.
Kanal 5 raportoi se edhe në këtë vendvotim, votuesit po përballeshin me fingerprintin, gjoja sepse vendasit punonin ne arra dhe gishtat e tyre ishin të ndotur.
Zgjedhjet janë mbajtur edhe më parë në këtë qendër votimi.

