Në oborrin e burgut ‘mbiu’ droga
Në oborrin e burgut në Smrekonicë është gjetur një sasi e vogël narkotikësh, që dyshohet se është hedhur nga jashtë.
Fsh. Smrekonicë, Vushtrri 10.10.2020 – 13:10. Është raportuar se brenda oborrit të burgut është gjetur një sasi të vogël me substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë e cila dyshohet se ishte hedhë aty nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. Rasti është cilësuar ‘posedim i narkotikëve’.

