Në ora 17:00 nis rinumërimi i 23 vendvotimeve
Sot në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të 23 vendvotimeve të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Tetë nga këto vendvotime janë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 15 vendvotime për Kuvende Komunale.
Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj, tha se këto rinumërime janë për shkak të parregullsive teknike dhe mos përputhjeve të formularëve teknike.

