Në orën 14:00 dalin rezultatet për 90 persona
Në orën 14:00, pritet të dalin rezultatet për 90 personat e dyshuar se janë të prekur me koronavirus. Shumica e tyre dyshohet se kanë pasur kontakt me dy personat që janë të infektuar me koronavirus, raporton Express.
Express merr vesh se në mesin e këtyre personave, ka edhe figura publike.
Edhe Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në orën 12:00, ku do të njoftojë për më te rejat rreth koronavirusit.

