Në orët e pasdites një person ka kërcyer nga konvikti
Në orët e pasdites, një person ka kërcyer nga konvikti në Prishtinë, raporton indeksonline.
Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të MSH-së tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.
Sipas një dëshimtari që po qëndron i karantinuar, i njëjti person i gjinisë mashkull, ka kërcyer nga kati i 5-të.
Ndërsa ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë personin për ta dërguar në QKUK.

