Në pikëkalimin në Merdare arrin një veturë me 4 persona, njëri ishte i vdekur

Në pikëkalimin kufitar në Merdare ka ardhur një veturë me tre persona, ku ndodhej edhe një grua e vdekur, familjare e tyre.

Policia ka thënë se rasti po hetohet, por nuk ka treguar se nga kishin ardhur dhe ku po shkonin këta persona  me një të afërm të tyre të vdekur në veturë.

PKK Merdare 05.11.2022 21:40. Raportohet se në Pikëkalimin kufitar Merdare kanë ardhur dy meshkuj dhe një femër kosovar-e, të cilët ka njoftuar policinë se në makinën e tyre gjendet një familjare e tyre kosovare 83 vjeçare e cila dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.