Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, arrestohet një person për kalim ilegal të kufirit
PKK Dheu i Bardhë 08.02.2022-14:00. I dyshuari mashkull është ndaluar në PKK Dheu i Bardhe.
Gjatë kontrollit të dokumenteve të personit i njëjti është identifikuar se më herët i është refuzuar hyrja ne RKS, për shkak se nuk posedonte dëshmi për vaksina (anti Covid 19).
I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se ka shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë.
I dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, njofton Policia.

