Në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’ janë zgjatur pritjet për hyrje në Kosovë

Kolonat nëpër pikat kufitare me Kosovën kanë filluar në mesditën e sotme, veçmas te Dheu i Bardhë, në rajonin e Gjilanit, prej nga vijnë një numër i mërgimtarëve, sidomos ata të Anamoravës.

Zakonisht sezoneve të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë krijohen edhe kolonat nëpër pika të ndryshme kufitare të Kosovës.

Në mëngjes nuk kishte pritje të gjata, mirëpo në mesditë kolonat janë rritur në këtë pikë dhe pritjet janë zgjatur mes 30 – 35 minuta në hyrje.

Ndërkaq, në hyrje të pikave të tjera nuk ka pritje.

Siç dihet, ana e Gjilanit ka numër të madh mërgimtarësh. /Mediafokus.info