Në pikën kufitare të Muçibabës, pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin 30 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare për hyrje-dalje në Kosovë.

Sipas të dhënave, pritjet më të gjata janë në Muçibabë deri në 30 minuta, me një kolonë 300 metra për të hyrë në Kosovë.

Në Jarinjë mërgimtarët po presin deri në 20 minuta, si në hyrje poashtu edhe në dalje të kësaj pike kufitare.

Në Bërnjak, te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë pritjet janë deri në 10-15 minuta.

Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë me pritje të zakonshme 3-5 minuta.