Në poligonin e qitjes në Gjilan, dyshohet se është plagosur një polic
Një incident me armë ka ndodh në njërin nga poligonet e qitjes në Gjilan.
Siç mëson Gazeta Sinjali, një polic ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve të para – plagosja ka qenë aksidentale, ndërsa Policia dhe ekipet tjera hetuese kanë dalë në vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Megjithatë, Policia ende nuk ka folur zyrtarisht për rastin.
