Në Prishtinë s’ka mjekë as për “ilaç”, në Gjilan më shumë mjekë të papunë se kamarierë
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë është duke u përballuar me mungesë të mjekëve. Pas pensionimit të disa prej tyre, në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor nuk mund të ketë zëvendësime të reja, shkruan Front Online.
Por, në Gjilan, situata është krejt ndryshe. Këtu ke më shumë mjekë të papunë se sa kamarierë.
Në çdo konkurs për mjekë paraqiten, të paktën 30 kandidatë, por edhe më tepër.
Trajtimi i mjekëve të rinj në Gjilan, është për keqardhje. Ka prej tyre që presin pune dy-tre vite.
Komuna e Vitisë, për shembull, e ka zgjidhur këtë çështje në mënyrën më të mirë, duke sistemuar në punë mjekët e rinj në momentin që diplomohen dhe licencohen.
Pak a shumë ngjashëm veprohet edhe në komunat tjera, prandaj nuk ka mjekë të papunë.
Gjilani mbetet kampion për mjekë të papunë.
Vitin e kaluar, shkaku i paaftësisë menaxheriale, u dështuan 15 vende për mjekë familjarë, në konkursin e MSH për specializime.
Këtu, vështirë e gjen një kamarier të papunë, se për mjekë nuk është problem.
Prishtina nuk i lë rrugëve mjekët e vetë.
Sipas shkrimit të Front Online, në konkursin e fundit në QKMF s’ka aplikuar askush.
Rreth 150 mjekë janë larguar nga vendi i punës vetëm në vitin 2023, sipas Odës së Mjekëve./Mediafokus.info

