Në Prishtinë nëna e çon djalin në burg, në Podujevë djali – babën
Një djalë në Prishtinë, përkatësisht një baba në Podujevë kanë përfunduar në burg për ‘dhunë në familje’ pasi janë denoncuar nga nëna, përkatësisht nga djali.
Prishtinë, 08.05.2021-17:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari (djali i saj) mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Podujevë, 08.05.2021-19:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull–djalin e tij. Viktima si pasojë e lëndimit ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në raportin e policisë.

