Në qeli për dashuri, prokuroria liron nga burgu mjekun kosovar Behar Kamberin

Mjeku kosovar nuk e ka përndjekur modertaoren Bejko. Ai i ka shprehur ndjenjat e tij në mënyrë normale.

“…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.

Prokuororia e Tiranës e ka liruar nga qelia Behar Kamberin, psikiatër nga Kosova, që policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albano Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga mjeku.

Prokuroria e Tiranës e mori këtë vendim pasi vlerësoi materialin e referuar nga komisariati Nr.2, mori deklarimin e kallëzueses Albano Bejko si dhe realizoi këqyrjen e mesazheve.

Disa mesazhe tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive.

Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.