Në qendrat për pajisje me dokumente do të punohet edhe të shtunave, zgjatet edhe orari ditor
Agjencia e Regjistrimit Civil ka marrë vendim që ne të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

