Në rajonin e Gjilanit, brenda një jave janë arrestuar e ndaluar 36 persona
Sipas statistikave të policisë, në periudhën kohore nga data 3.06.2020 deri më 9.06.2020, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 41 incidente, ndërsa janë arrestuar e ndaluar 36 persona.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 11 aksidente trafiku me lëndime, 9 aksidente vetëm me dëme materiale, ndërkaq janë shqiptuar 913 gjoba (tiketa), ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i PK-së në Gjilan.
“Sulm”
Policia e Kosovës stacioni policor në Viti me 08 qershor 2020, rreth orës 17:30 ka pranuar një ankesë nga ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Komunën e Vitisë i cili ka raportuar se pas një mos marrëveshje në trafik që ka pasur me të dyshuarin po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke e goditur në fytyrë me grushta. I dyshimti është arrestuar nga Policia e Kosovës, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në PTh.
“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”
Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, me 06 qershor 2020 , kanë hasur në mos respektim të këtyre rregullave në komunën e Gjilanit dhe Komunën e Kamenicës. Të gjithë persona e ndaluar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ata janë takuar gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes. Ata janë takuar në pesë (5) kafiteri të ndryshme një në Gjilan dhe në katër raste në kafiteri në Kamenicë ku janë shërbyer një numri i madhe i klientëve brenda një hapësire të pa përballueshme kundrejt numrit të klientëve që ishin prezent. Rastet veç e veç procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.
“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”
Me 05 qershor 2020, rreth 21:45, Policia e Kosovës në stacionin Policor në Gjilan është njoftuar se në një kafiteri në fshatin Shillovë komuna Gjilan (pronare e dyshuara F.K.S.) është takuar duke punuar i dyshuari shtetas i Maqedonisë Veriore, përkundër masës që i është caktuar në vetë izolim. Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarës ngritët kallxim penal pasi e njëjta ka lejuar te kryhen shërbime brenda lokalit në kundërshtim me urdhërin e Qeverisë me tepër klient dhe mos mbajtje e distancës në kohen e kufizimit te lirisë se lëvizjes, “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore”. Rasti procedohet në PTH.
“Posedim i substancave narkotike”
Njësite policor patrulluese nga stacioni Policor i Gjilanit me 05 qershor 2020 rreth orës 20:00 , në lagjagjen “Bujanin” këtu në Gjilan, kanë ndalur të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës, dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë narkotike, gjatë testit fushor e njëjta ka rezultuar narkotik i dyshuar i llojit marihuanë me peshë 0.8 gram. I dyshimti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit, rasti i referohet PTh në procedurë të rregullt. /mediafokus.info

