Në rajonin e Gjilanit konfiskohen 19 patentë shoferë brenda një jave
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 17.02.2023-23.02.2023, në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” ka shqiptuar 1.027 gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e tetë (8) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, dhjetë (10) aksidenteve me të lënduar, ndërkohë që janë konfiskuar nëntëmbëdhjetë (19) patentë shoferë.
Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale në Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrolli në terren me qëllim parandalimi të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.
