Në rajonin e Gjilanit konfiskohen 36 patentë-shoferë shqiptohen 1525 gjoba
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 04.11.2022-10.11.2022 ka shqiptuar 1.525 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor, në komunat e rajonit të lindjes.
Në kuadër të implementimit të Planit Operative ‘’Makineria bujqësore – Mjetet e punës’’ janë shqiptuar 8 kundërvajtje.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë konfiskuar 36 patentë shoferë.
Policia ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.


 
 
						